Loading…

Fustani që Lady Gaga kishte të veshur në ditën e inaugurimit ishte i tëri antiplumb

  • 09/11/2021 | 15:38

Fustani që Lady Gaga kishte të veshur në ditën e inaugurimit ishte i tëri antiplumb

Lady Gaga ka zbuluar për herë të parë se ka veshur një fustan antiplumb për të kënduar në inaugurimin e Presidentit Joe Biden. Krijuesja e hitit “Poker Face” performoi në ceremoninë në janar, duke kënduar Star Spangled Banner përpara se Zëvendëspresidentja Kamala Harris të betohej përpara Kapitolit të Shteteve të Bashkuara në Uashington DC.


35-vjeçarja foli për rolin e saj në inaugurimin presidencial dhe tha se ishte një nga ditët më krenare të gjithë jetës së saj.

Ajo i tha British Vogue se kishte një “frikë të thellë” kur Donald Trump ishte president dhe tha se largimi i presidentit të 45-të dhe ardhja e të 46-it është diçka për të cilën do të jetë në gjendje t’u tregoj fëmijëve të saj.

Gaga më pas foli për fustanin e saj të bërë me porosi Schiaparelli, i cili ishte i frymëzuar nga flamuri amerikan dhe përmbante një xhaketë të qepur marine prej kashmiri dhe një fund të kuq voluminoz.

Lady Gaga këndoi Himnin Kombëtar të SHBA në inaugurimin e Joe Biden

“Të këndoj me një fustan antiplumb Schiaparelli… Nuk e di nëse njerëzit e dinë këtë për mua, por nëse nuk do të isha kjo që jam sot, do të kisha qenë një gazetarel ufte. Kjo ishte një nga ëndrrat e mia”, shpjegoi ylli i House of Guçi.

Është hera e parë që ajo zbulon detaje të veshjes së saj, e cila është krijuar nga drejtori kreativ i Schiaparelli, Daniel Roseberry. Në atë kohë, stilisti amerikan e përshkroi veshjen, e cila ishte përfunduar me një karficë pëllumbi të praruar, si “një letër dashurie për vendin që i mungonte shumë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë