Loading…

Futbollistet e Mitrovicës shkruajnë historinë: Skuadra e parë kosovare në mesin e 32 skuadrave më të mira europiane

  • 13/08/2019 | 19:25

Futbollistet e Mitrovicës shkruajnë historinë: Skuadra e parë kosovare në mesin e 32 skuadrave më të mira europiane

Skuadra futbollistike e Mitrovicës në konkurrencën e femrave ka shkruar historinë sot në arenën ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.


KFF Mitrovica arriti që të shënoi edhe fitoren e tretë rresht në Grupin 2 të fazës kualifikuese për në Ligën e Kampionëve, duke u bë skuadra e parë kosovare që kalon në fazën tjetër.

Vashat mitrovicase shënuan fitore sot ndaj skuadrës malazese, Breznicës, me rezultat minimal 1-0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Kaltrina Biqkaj në minutat shtesë të ndeshjes.

Ishte fitorja e tretë radhazi në grupe e KFF Mitrovicës dhe në fazën tjetër kalojnë si lidere të grupit me 9 pikë.

Kësisoj, skuadra kampione e Kosovës tani është në mesin e 32 skuadrave më të mira në Europë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë