Loading…

Futbollisti i Kosovës zbulon se kishte refuzuar ofertat nga Liverpooli e Real Madridi

  • 30/06/2020 | 16:29

Futbollisti i Kosovës zbulon se kishte refuzuar ofertat nga Liverpooli e Real Madridi

Sulmuesi i Kosovës, Donis Avdijaj, është shprehur i penduar që kishte refuzuar mundësinë të luajë te gjiganti anglez, Liverpooli, ose te gjiganti spanjoll, Real Madridi, transmeton Gazeta Metro.


Sulmuesi kosovar ka kujtuar kohën kur ai ishte pjesë e Schalkes dhe në atë kohë për të interesim kishin shprehur Liverpooli e Real Madridi.

Mirëpo, Avdijaj kishte refuzuar ofertat nga gjigantët europian dhe kishte vendosur që të vazhdojë me skuadrën gjermane.

“Gabimi im më i madh ishte që e refuzova një mega ofertë nga Liverpooli para se ta nënshkruaja kontratën afatgjatë me Schalken, gjë që e kisha shumë afër zemrës. Unë kisha ofertë edhe nga Real Madridi” – tha ai për ‘Sport1’.

Pastaj gjithçka shkoi keq për 23 vjeçari. Ai nuk arriti të dëshmohej asnjëherë te Schalke dhe më vonë luajti për skuadrat si Roda, Willem II, Trabzonspor dhe së fundmi ishte pjesë Heart of Midlothian në Skoci.

Momentalisht, Donis Avdijaj është pa skuadër, teksa nuk po ftohet as nga Bernard Challandes te Kosova. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë