Loading…

Futbollisti italian infektohet me koronavirus

  • 27/02/2020 | 16:41

Futbollisti italian infektohet me koronavirus

Coronavirusi infekton edhe futbollin në Itali. Sipas “La Nazione”, virusi vdekjeprurës që ka marrë me mijëra jetë njerëzish në të gjithë botën, kryesisht në Kinë, Kore të Jugut, Iran dhe Itali, ka infektuar një futbollist të Serisë C në Apenine.


Nuk është bërë i njohur identiteti i tij, por bëhet fjalë për lojtar që luan në provincën e Sienës. Thuhet se futbollisti u ndje keq para një ndeshjeje (kishte ethe), nuk pranoi të luante dhe u fut vullnetarisht në karantinë për të mos rrezikuar përhapjen e virusit.  Ai u testua testua menjëherë dhe fatkeqësisht rezultoi pozitiv.

Më pas u transferua në një ambulancë të veçantë në departamentin e sëmundjeve infektive të spitalit të Sienës. “La Nazione” siguron se futbollisti, pavarësisht se është infektuar nga Coronavirusi, gëzon shëndet të mirë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë