Loading…

Futbollisti malazez paralajmëron Kosovën: Nuk do lejojmë të jemi në fund të grupit

  • 10/10/2019 | 16:29

Futbollisti malazez paralajmëron Kosovën: Nuk do lejojmë të jemi në fund të grupit

Futbollisti malazez, Nikola Vukcevic është shprehur i gatshëm që të shijojë fitoren e parë së bashku me klubin e tij në kualifikimet e Euro 2020, shkruan Gazeta Metro.


Skuadra e Malit të Zi do të luajnë nesër mbrëma me Bullgarinë dhe më 14 tetor kundër përfaqësueses së Kosovës.

Pas dy barazimeve dhe tre humbjeve në pesë ndeshjet e para për këtë kualifikim, kjo skuadër është duke kërkuar fitoren e parë në fazën kualifikuese.

Këtë e bën të ditur futbollisti i këtij klubi, Nikola Vukcevic, përmes fjalës së tij në një konferencë për shtyp, në të cilën ishte i pranishëm edhe trajneri i tij, Faruk Hadribegic.

“I kemi përpara dy ndeshje mjaft të rëndësishme për ne, për shkak të Kombëtares, tifozëve dhe Federatës së Futbollit. Për të gjithë ne është nder i madh ta veshim këtë fanellë dhe duhet ta bëjmë më të mirën, si në ndeshje me Bullgarinë ashtu edhe ndaj Kosovës. Ne nuk do të lejojmë që të jemi të fundit në grup”, është shprehur mesfushori malazez, transmeton Lajmi.net

Përfaqësuesja e Kosovës pret në shtëpi këtë skuadër gjatë së hënës së 14 tetorit, ndërsa sot (e enjte), e pret në ndeshjen miqësore skuadrën e Gjibraltarit në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila do të zhvillohet në orën 18:00. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë