Loading…

Futbollisti ‘nervozoi’ përzgjedhësin e Marokut, pasi mbeti në tualet

  • 23/11/2022 | 15:12

Futbollisti ‘nervozoi’ përzgjedhësin e Marokut, pasi mbeti në tualet

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në ndeshjen ndërmjet Marokos dhe Kroacisë pasi që futbollisti i kombëtares afrikane, Nordin Amrabat, u vonua për të filluar pjesën e dytë sepse thuhet që ka mbetur në tualet, transmeton Gazeta Metro.


Siç shihet edhe në një video të publikuar në rrjetet sociale përzgjedhësi i Marokut, Walid Regragui, mbeti i ‘nervozuar’ pas kësaj ngjare.

Ai u detyrua të shkonte që ta ndihmonte lojtarin e Fiorentinas që të kthehej në fushë.

Në anën tjetër, ndeshja e parë e grupit F përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, me kroatët që për një nuancë ishin më të mirë.

Kujtojmë se përveç Marokos dhe Kroacisë në këtë grup janë edhe Belgjika me Kanadën. Këto dy Kombëtare do të përballen sonte me fillim nga ora 20:00. /gazetametro.net

Kroacia nuk e fillon mirë Kupën e Botës, Maroko i shkakton probleme

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë