Loading…

Futbollisti nga Kosova, Hetemaj ia shpëton jetën një 10 vjeçari nga mbytja në liqe

  • 06/06/2020 | 21:40

Futbollisti nga Kosova, Hetemaj ia shpëton jetën një 10 vjeçari nga mbytja në liqe

Futbollisti nga Kosova, Mehmet Hetemaj, është shëndrruar në hero në mëngjesin e ditës së enjte në Finlandë, transmeton Gazeta Metro.


Mehmet Hetemaj në mëngjesin e së enjtes ka shpëtuar jetën e një djaloshi 10 vjeçar në një liqe artificial, konkretisht në Kyrkosjarvi.

Tellerreport‘ shkruan se 10 vjeçari kishte qenë i shtrirë mbi një dyshek në liqen, pastaj kishte rënë në ujë dhe nuk kishte mundur të dilte nga uji vetë. Nëna e futbollistit kosovar kishte reaguar e para, por as ajo nuk kishte arritur t’i jepte ndihmën e duhur 10 vjeçarit.

Pas kësaj ka ndërhyrë edhe vetë lojtari nga Skënderaj, i cili ka shpëtuar 10 vjeçarin dhe e ka ndihmuar të dalë deri në breg.

(Liqeni artificial në Finlandë).

“Nëna ime arriti shpejtë te fëmija. Por kuptova se të dy janë në telashe. Më pas u futa në ujë edhe unë. Arrita te vogëlushi dhe e ngrita atë mbi sipërfaqe të ujit. Më pas e kam dërguar deri në breg” – ka thënë 32 vjeçari.

“Unë thjesht e tërhoqa atë mbi ujë me duart e mia dhe  notova për pak metra derisa arrita ta prekë fundin me këmbën e mia. Teknika ime s’ishte e duhur, kështu që s’do të ishte keq të mësoja teknikën e duhur për ta shpëtuar dikë” – ka thënë mes tjerash Hetemaj, teksa më vonë atë e ka falënderuar nëna e 10 vjeçarit.

Ndryshe, Mehmet Hetemaj aktivizohet te skuadra finalandeze, SJK Seinajoki, ku është edhe kapiten i skuadrës. Ai gjithashtu ka luajtur edhe për disa skuadra nga Greqia dhe Italia.

Përveç me Finlandën, mesfushori nga Skënderaj ka regjistruar një paraqitje edhe me Kosovën. /gazetametro.net

(Mehmet Hetemaj / SJK Seinajoki).

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë