Loading…

Parma konfirmon një rast pozitiv me koronavirus, Dermaku rezulton negativ

  • 11/07/2020 | 16:19

Parma konfirmon një rast pozitiv me koronavirus, Dermaku rezulton negativ

Mbrojtësi shqiptar, Kastriot Dermaku, është testuar për koronavirus dhe fatmirësisht ka rezoltuar negativ, transmeton Gazeta Metro.


Megjithatë, klubi i Parmas përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, ka konfirmuar se një person ka rezoltuar pozitiv.

“Parma Calcio 1913 raporton se raundi i fundit i testimeve nxori në pah një rast pozitiv me COVID-19 një anëtar (jo lojtar) të ekipit të parë. Personi në fjalë, i cili është plotësisht asimptomatik, u izolua menjëherë në përputhje me direktivat federale dhe ministrore.

Klubi gjithashtu raporton se të gjithë anëtarët e tjerë të ekipit të parë kanë dalë negativ për COVID-19 dhe kanë filluar izolimin në terrenin e stërvitjeve, por do të jenë në gjendje të vazhdojnë aktivitetet e tyre rregullisht, ndërsa monitorohen vazhdimisht në përputhje me protokollin aktual” – thuhet në njoftimin e klubit italian. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë