Loading…

‘Futja babë, futja’: Mitrovicasi i jep armën vajzës së mitur, ajo gjuan me të disa herë

  • 10/04/2020 | 20:19

‘Futja babë, futja’: Mitrovicasi i jep armën vajzës së mitur, ajo gjuan me të disa herë

C.H, 43 vjeçar nga qyteti i Mitrovicës është parë teksa i ka dhënë në duar armën pa leje, vajzës së tij të mitur për të shtënë me të në ajër.


Në pamjet e siguruara nga Insajderi, mitrovicasi dëgjohet duke i thënë vajzës së tij “futja babë, futja”, teksa ajo shtie plotë 6 herë me armë.

Vetëm pak orë, pasi Insajderi e ka lajmëruar rastin në polici – zëdhënësi i Policisë së rajonit të Mitrovicë, Avni Zahiti ka konfirmuar se kanë arritur ta identifikojnë 43 vjeçarin dhe më pas i njëjti është arrestuar.

“Urdhërkontrolli është realizuar mbi dyshimet e arsyeshme të bazuara, se i dyshuari C. H. 43 vjeçar, dyshohej për posedim të armës, pasi në rrjetet sociale ishte postuar një video sekuencë ku në prezencë të tije një fëmijë shkrepte një armë zjarri”, ka thënë Zahiti për Insajderin.

Është bërë e ditur se gjatë kontrollit Policia tek i dyshuari ka gjetur dhe ka sekuestruar një armë, e llojit pistoletë , e cila dyshohet te jetë përdorur në video sekuencat e postuara.

“I dyshuari pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tije është iniciuar procedurë për vepër penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”, ka konfirmuar Zahiti.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë