Loading…

Futja e zyrtarëve në listë të zezë, reagon ambasada amerikane në Prishtinë

  • 09/06/2021 | 10:29

Futja e zyrtarëve në listë të zezë, reagon ambasada amerikane në Prishtinë

Mbrëmë është publikuar një urdhër ekzekutiv nga Shtëpia e Bardhë, ku thuhet se do futen në listë të zezë zyrtarët e Ballkanit Perëndimor, të cilën nuk respektojnë marrëveshjet e cekura në komunikatë, dhe që kanë rol destabilizues, shkruan Gazeta Metro.


Në këtë urdhër ekzekutiv tutje thuhet se do u ndalohet hyrja në SHBA këtyre personave, dhe do u bllokohet prona.

E pas kësaj ka reaguar edhe ambasada amerikane në Prishtinë, të cilët përmes një postimi në Facebook thanë se korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA’ve dhe aleatëve të saj,

“Korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të Shteteve të Bashkuara, partnerëve tanë dhe aleatëve tanë. Dje, Presidenti Joe Biden nënshkroi një Urdhër të ri Ekzekutiv që modernizon regjimin e sanksioneve të Ballkanit Perëndimor për të pasqyruar shqetësimet e sundimit të ligjit. Ai siguron mjete të reja për t’iu përgjigjur kërcënimeve më serioze ndaj stabilitetit në të gjithë rajonin – korrupsioni, veprimet që minojnë qeverisjen demokratike dhe abuzimi serioz i të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftim.

Për këtë urdhër ka shkruar edhe sekretari amerikan Anthony Blinken,  i cili tha se përmes këtij urdhri u mundësohet vendeve të Ballkanit Perëndimor që duke vepruar në përpikmëri të vazhdojnë rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë