Loading…

Fytyra e egër e Arabisë Saudite: 184 persona të ekzektuar gjatë 2019’ës, mes tyre adoleshentë e homoseksualë

  • 15/01/2020 | 08:57

Fytyra e egër e Arabisë Saudite: 184 persona të ekzektuar gjatë 2019’ës, mes tyre adoleshentë e homoseksualë

Gjatë vitit 2019 në Arabinë Saudite janë ekzekutuar 184 persona, ku në mesin e tyre ishte edhe një i ri që kishte dërguar mesazhe përmes medias sociale Whats app, kundër qeverisë, shkruan Gazeta Metro.


Këto ekzekutime janë kryer kryesisht me prerje koke nga një person që njihet si xhelat, por edhe me forma tjera. Në Lindjen e Mesme janë regjistruar shifra të tmerrshme vrasjesh, gjë që nuk ndodh në pjesën tjetër të botës.

Ata që udhëtojnë në Arabinë Saudite kanë parë lajmërimet në aeroport se nëse posedon lëndë narkotike, dënohesh me vdekje.

Abdulkarim al-Hawaj u dënua kur ishte vetëm 16 vjet, për shkak të një mesazhe që kishte dërguar në Whats app, dhe në moshën 21 vjeçare ai u ekzekutua në karrigen elektrike brenda burgut. Një tjetër, u rrëfye i lidhur me zingjir pak para se të vritej.

Abdulkarim dhe 36 të tjerët u ekzekutuan në një ditë të vetme në prill të 2919 si të dënuar për ‘terrorizmi’, njëri prej tyre u kryqëzua.

Ndërsa, një tjetër djalë i ri i quajtur Mujtaba u arrestua kur ishte 17 vjeç për shkak se kishte tentuar të shkojë në Amerikë të studiojë, dhe ishte kapur nga policia arabe dhe pasi ishte tortuaruar me vite ai është masakruar në mënyrë çnjerëzore, shkruan Gazeta Metro.

Gjithashtu, edhe një homoskesual është dënuar me vdekje pasi ka pranuar se ka bërë mardhënie me një burrë. Ai para se të vritej është rrahur pothuasje çdo ditë, dhe në fund është varur.

Zyrtarë të të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje të ndalen këto vrasje, dhe të këtë liri të shprehjes në Arabinë Saudite, pasiqë numri i vrasjeve është frikësues, madje ajo çka shqetëson edhe më shumë ata është se në çdo aerport shkruan se praktikohet dënimi me vdekje./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë