Loading…
Fytyra e mërgimtarit shqiptar në muralin gjigand në New York
  • 22/05/2019 | 14:40

Fytyra e mërgimtarit shqiptar në muralin gjigand në New York

Fytyra e një mërgimtari shqiptar është bërë pjesë e një prej muraleve mw tw mwdha nw New York, transmeton Gazeta Metro.


Murali në fjalë paraqet pesë portrete emigrantësh dhe ka si autor artistin e famshëm të grafiteve të rrugës, brazilianin Eduardo Kobra.

Është pjesë e një serie prej 18 pikturimesh shumëngjyrëshe masive që, si raporton gazeta shqiptaro-amerikane, me qendër në New York, “Illyria”, artisti Kobra ka bërë vitin e kaluar anembanë në New York City.

Mes tyre ai që bie më shumë në sy është pikërisht projekti që përfshin edhe portretet e pesë emigrantëve dhe titullohet: “Murali Më i Madh në New York City”.

Mesazhi i tij është theksimi i natyrës së këtij vendi, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si atdhe i emigrantëve. Për kureshtarët, që duan ta vizitojnë, ai shpaloset në muret e një prej shkollave të mësme më të famshme njujorkeze, “Qyteti si Shkollë” (City-As-School), që ndodhet në West Village, në Manhattan.

Projekti përfshin edhe punë të artistëve të tjerë si dhe të nxënësve të shkollës.

Pesë emigrantët e portretizuar janë përzgjedhur mes mijërave që kaluan 100 vjet më parë në Ishullin Ellis, që shërbente deri në fillim të shekullit XX si stacion inspektimi, për emigrantët që mbërrinin nga deti./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë