Loading…
Fytyrë alieni në Hënë, mos po fsheh NASA diçka prej nesh
  • 12/04/2019 | 09:57

Fytyrë alieni në Hënë, mos po fsheh NASA diçka prej nesh

Scott C. Waring, njeriu i cili udhëheq portalin UFO Sightings Daily, ka vërejtur një ‘fytyrë; në fotografinë e Hënës të bërë nga NASA, transmeton Gazeta Metro.

Atë, madje, e krahason me një personalitet shumë të njohur dhe mendon se alienët po na dërgojnë porosi.

“Disa ndoshta mendojnë se është krejtësisht rastësi, por kjo do të ishte absolutisht e gabueshme. Qindra dëshmi e shkatërrojnë çdo mundësi për rastësi”, ka thënë ai për gazetën “Mirror”.

Mbase e qëlluat, ai flet për ngjashmërinë e ‘fytyrës’ nga Hëna me atë të presidentit aktual të ShBA-ve, Donadl Trump.

Waring shkon aq larg sa thotë se NASA i di këto ‘artefakte alienësh’. “Këtë e kanë fshehur në mënyrë që të ofrojnë teknologjinë jashtëtokësore, e cila do të ndihmojë që ShBA-të të jenë vendi më i fuqishëm i botës”, ka thënë ai.

Mirëpo, nuk pajtohen të gjithë me këtë tezë të tijën. “Ka aq shumë gurë në Hënë sa disa vërtet ngjajnë me fytyra nëse e keni trurin për njohjen e gjërave të tilla. Kjo kokë e Trumpit është shembull klasik i kurthit të perceptimit. Apo jashtëtokësorët duan të na porosisin diçka?”, ka thënë Nigel Watson, autor i një doracaku për hulumtimin e UFO-ve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë