Loading…

G20: Fillon samiti i shumëpritur, klima dhe pandemia në krye të agjendës

  • 30/10/2021 | 13:18

G20: Fillon samiti i shumëpritur, klima dhe pandemia në krye të agjendës

Grupi i 20 kombeve më të industrializuara (G20) filloi samitin e tij dyditor në Romë, ku në krye të agjendës janë klima dhe Covid-19.

Samiti i OKB-së për klimën në Glasgou vjen menjëherë pas takimit të G20, ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres beson se lufta kundër ndryshimeve klimatike mund të humbet nëse G20 nuk nxitet të luftojë.

“Ekziston një rrezik serioz që Glasgou nuk mund ta japë”, tha ai.

Koronavirusi do të jetë gjithashtu një temë kryesore në takimin e G20, ku po merr pjesë edhe presidenti amerikan Joe Biden, raporton ATSh.

Disa liderë të tjerë si Vladimir Putin i Rusisë po marrin pjesë përmes lidhjes video.

Gjermania do të përfaqësohet nga kancelarja në detyrë, Angela Merkel dhe pasardhësi i saj i mundshëm Olaf Scholz.

”Të dy duan të dërgojnë një sinjal vazhdimësie për partnerët e tyre ndërkombëtarë”, tha ministri në detyrë i Financave Scholz, i cili tashmë ndodhet në Romë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë