Brentford ka kaluar në avantazh kundër Manchester United me anë golit të realizuar nga mesfushori, Jos Dasilva. Por, ajo çfarë bëri David De Gea ishte gabim amatoresk, transmeton Gazeta Metro.
Në minutën e 10’të të takimit 23-vjeçari, Jos Dasilva provoi një goditje nga distanca e cila nuk ishte që nuk mundej të pritej, por spanjollit i iki topi nga duart.
Lo de De Gea es para que lo estudien… pic.twitter.com/jtqwIBvOKb
— MiKiBET (@MiKiiBET) August 13, 2022
Rezultati aktual i takimit është 2-0 për Brentford, e cila po befason ‘Djajtë e Kuq’. Golin e dytë e shënoi danezi, Mathias Jensen në minutën e 18’të.
Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag nuk e ka filluar shumë mirë sezonin e Premier League, pasi që humbi javën e kaluar në shtëpi kundër Brighton edhe sot nuk është në rrugë të mirë për të arkëtuar ndonjë pikë si mysafir. /gazetametro.net