Loading…

Gabimet me numërimin e votave: Nisma-AKR-PD merr edhe disa në këtë komunë

  • 20/10/2019 | 14:47

Gabimet me numërimin e votave: Nisma-AKR-PD merr edhe disa në këtë komunë

Procesi i rinumërimit të kutive të votimit po nxjerrë në pah gabimet që kanë bërë komisionerët në bartjen e të dhënave në formulare. Kjo konfirmohet edhe në një vendvotim në komunën e Lipjanit, ku Nismës Socialdemokrate është dëmtuar për 28 vota, transmeton Gazeta Metro.


Fillimisht në këtë vendvotim, Nismës në formular i ishin shkruar zero vota, ndërsa pas rinumërimit në figurojnë 28 vota.

Bëhet fjalë për vendvotimin me numër 1324E/01R në Lipjan.

Ky nuk është rasti i vetëm ku janë bërë gabime të mëdha në bartjen e të dhënave në formular.

Kujtojmë se një ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i Nismës, Bilall Sherifi, ka prezantuar dokumente ku Nisma është dëmtuar për 131 vota, ndërsa pas rinumërimit, ky gabim është përmirësuar duke i regjistruar këto vota./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë