Loading…

Gabimet qesharake në “Squid Game” mund t’ju bëjnë ta shikoni serialin përsëri

  • 27/10/2021 | 16:01

Gabimet qesharake në “Squid Game” mund t’ju bëjnë ta shikoni serialin përsëri

Por a e dinit se kishte disa gabime të mëdha në shfaqje që kur t’i dini për to do të dëshironit ta shikoni serialin përsëri?

1. Numrat e konkurrentëve u ngatërruan

456 pjesëmarrësit në arenën e lojërave zgjohen të veshur me një palë tuta jeshile. Çdo kostum ka një numër mbi të që tregon pozicionin e secilit lojtar në sekuencë. Përveç plakut (Oh Il Nam) me 001 dhe Seong Gi Hun, 456, të vetmit numra që do të shihni me qëndrueshmëri janë të personazheve të tjerë kryesorë. Pjesa tjetër që ishin statistë në shfaqje, për çfarëdo arsye, u zëvendësuan, gjë që krijoi mospërputhje. Dhe njerëzit e vunë re këtë.

Në një rast, është një lojtare femër me numrin 061. Por kur tregojnë eliminimin e lojtarit 061, është një fotografi e një djali në panelin e dyshemesë. Gabimi përsëritet për tre lojtarë të tjerë – 088, 321 dhe 331.

2. Gabime drejtshkrimore

Koreja e Jugut, edhe pse e ka gjuhën koreane si gjuhë zyrtare, kur shfaq dokumente konfidenciale në një dramë, ata thjesht duhet të tregojnë fjalët angleze në të.
“Squid Game” gjithashtu e bëri këtë. Kur detektivi hyri fshehurazi në objekt, ai fillon të kërkojë informacion. Kështu ai përfundon në dhomën e dosjeve ku sheh dokumentet të cilat tregojnë një gabim të madh. Siç ndodh pothuajse me të gjitha shfaqjet, për të treguar konfidencialitetin, dokumenti shënohet me një vulë të madhe të kuq. Në serialin e Netflix-it, ai e bën këtë me një drejtshkrim të gabuar; SECRET u shkrua si SCRERT!

3. Një pjesëmarrës në lojë ishte 124 vjeç.

Një gabim tjetër i madh, zbulon se krijuesit e serialit bënë që një nga pjesëmarrësit të ishte 124 vjeç. Le të futemi në detaje, apo jo?

Lojtari 013, merr kohën e tij në qendër të vëmendjes në lojën numër 5. Kur hidhet në xham përmes teknikës së tij të përcaktimit të paneleve false, dhe shefi i lojës vendos të shikojë dosjen e tij. Nga dosja zbulon se 013 punonte në një fabrikë xhami për shumë vite. Megjithatë, zmadhimi me ‘zzom’ mund t’ju bëjë të qeshni. Data e lindjes e shkruar aty është 1897, duke e bërë lojtarin 124 vjeç.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë