Një gabim i vetëm në një moment vendimtar i ka kushtuar shtrenjtë mjeshtrit të madh rus të shahut, Ian Nepomniachtchi, i cili është eliminuar nga gara pas humbjes në përballjen përcaktuese.
Shahisti rus, një prej emrave më të njohur të skenës botërore, bëri një lëvizje të pasaktë me njërën prej figurave, duke i dhënë kundërshtarit mundësinë për të përfituar menjëherë nga gabimi.
Avantazhi i krijuar pas kësaj lëvizjeje rezultoi vendimtar dhe Nepomniachtchi nuk arriti ta rikthejë lojën në favorin e tij.
Përveç eliminimit nga turneu, humbja pati edhe një pasojë të madhe financiare. Sipas raportimeve, triumfi në këtë përballje do t’i siguronte atij mundësinë për të vazhduar garën për një shpërblim prej rreth 1.5 milionë dollarësh.
Rasti është një tjetër dëshmi se në nivelin më të lartë të shahut edhe një vendim i vetëm mund të përcaktojë fatin e një ndeshjeje. Për Nepomniachtchin, një gabim i bërë në vetëm pak çaste ndryshoi jo vetëm rezultatin e përballjes, por edhe mundësinë për të luftuar për çmimin e madh.
Russian chess grandmaster Ian Nepomniachtchi accidentally moved to the wrong square in the decisive game and lost.
The mistake cost Nepomniachtchi approximately $1.5 million. A win would have advanced him further in the tournament. pic.twitter.com/s1UHYR2Vp2
— NEXTA (@nexta_tv) August 13, 2026