Loading…

Gafë e Facebook? Izraelitët tallen me emrin ‘Meta’, ky është kuptimi në hebraisht

  • 31/10/2021 | 20:15

Gafë e Facebook? Izraelitët tallen me emrin ‘Meta’, ky është kuptimi në hebraisht

Përdoruesit e rrjeteve sociale në Izrael janë tallur me emrin e ri të kompanisë së Facebook, ‘Meta’, pasi në hebraisht tingëllon e ngjashme me fjalën “i vdekur”.


Shumë përdorues në Twitter shpërndanë togfjalëshin #FacebookDead. “Dikush nuk ka bërë si duhet procesin e kërkimit”, shkruhej në një postim.

Dr. Nirit Weiss-Blatt, autor i librit “The Techlash and Tech Crisis Communication”, shkroi në Twitter: “Në hebraisht, *Meta* do të thotë *i vdekur*. Komuniteti hebre do të tallet për vite me radhë me këtë emër”. “Gabim i rëndë?? Emri i ri i Facebook, Meta do të thotë i vdekur në hrebaisht. Qesharake. #FacebookDead”, shkroi një tjetër.

Përpjekjet e Mark Zuckerberg për të ndryshuar emrin e kompanisë u bënë për të rinovuar brandin pas atij që mund të konsiderohet skandali më i madh që prej nisjes së kompanisë në vitin 2004.

Disa dokumente të brendshme të publikuara si pjesë e “Facebook Papers”, nxorën në pah gabimet e algoritmeve të kompanisë, që nuk arrinte të ndalte përhapjen e dezinformimit dhe të eliminonte materialet që kishin të bënin me trafikimin e qenieve njerëzore.

Më parë, një kompani gjermane farmaceutike, e quajtur Sense, publikoi në llogarinë e saj në Twitter logon e saj, thuajse identike me logon e re të Facebook, duke shkruar se ndihej e nderuar që i kishin vjedhur logon.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë