Loading…

Gal Gadot hedh akuza të forta ndaj regjisorit: Ka kërcënuar karrierën time

  • 11/05/2021 | 16:54

Gal Gadot hedh akuza të forta ndaj regjisorit: Ka kërcënuar karrierën time

Aktorja e njohur, Gal Gadot ka hedhur akuza të forta ndaj regjisorit Joss Whedon. Në një intervistë të fundit, ajo është shprehur se regjisori, me të cilin ka punuar për filmin “Justice League”, e ka kërcënuar se do t’i shkatërronte karrierën nëse do të fliste publikisht kundër tij.


“Ai kërcënoi karrierën time dhe tha nëse bëja diçka, do ta bënte karrierën time të mjerueshme”, pretendoi Gadot për  “N12”.

Po ashtu edhe aktori Ray Fisher akuzoi kohë më parë regjisorin për sjellje abuzive, joprofesionale dhe plotësisht të papranueshme.

Kujtojmë se aktorja e famshme për rolin e saj si “Wonder Woman”, Gal Gadot është në pritje të fëmijës së tretë. Këtë lajm e dha ajo vetë pak muaj më parë teksa pozoi me bashkëshortin dhe dy vajzat. Të gjithë kishin vendosur dorën mbi barkun e rrumbullakosur të aktores dhe dukeshin tepër të lumtur, ndërsa ndjekësit u bënë kuriozë për gjininë e bebushit.

“Bebi numër 3 është një vajzë. Po, ne po i përmbahemi asaj që dimë”, tha Gal Gadot.
Por gjininë ajo e ka zbuluar para pak kohësh, gjatë një interviste. Teksa ishte e ftuar në “Live me Kelly dhe Ryan”, Gadot tha se është sërish në pritje të një vajze. Yaron dhe Gal kanë edhe dy vajza të tjera: Alma, 9 vjeç dhe Maya, 3.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë