Loading…

Galaxy S7 i shpërthen në duar (FOTO)

  • 17/11/2016 | 15:26

Galaxy S7 i shpërthen në duar (FOTO)

Sërish pozitë e vështirë për kompaninë e celularëve Samsung, pak kohë pasi u detyrua të tërheqë nga tregu Note 7, problemet nuk kanë të sosur edhe me Galaxy S7.

Një nga këta smartphone, shpërtheu në duart e një mekaniku kanadez. Sipas mediave vendase, Amarjit Mann, një mekanik nga Winnipeg, ishte duke i dhënë makinës javën e parë të nëntorit kur ndjeu se telefoni i tij Galaxy S7 po nxehej në xhep. Pasi e mori në dorë, pajisja shpërtheu menjëherë, duke e mbushur makinën me tym dhe duke i shkaktuar djegie të shumta.

Ai arriti të hidhte telefonin jashtë makinës për të shmangur dëmet e mëtejshme. Pavarësisht se ndodhet jashtë rrezikut për jetën ai pësoi djegie në të dyja duart, duke e pasur të pamundur të punojë për katër javë, shkruan noa.al. Ai shton se nga shpërthimi mund të kishte humbur sytë ose të ishte dëmtuar në fytyrë.

Ndërkohë Samsung deklaroi se do nisë hetimin për rastin, “Siguria e konsumatorëve është prioriteti ynë dhe jemi gati të bashkëpunojmë me këdo që ka pasur problematika me këtë produkt”. Deri më tani rasti i shpërthimit të Galaxy S7 është i izoluar, por gjithsesi dëmton imazhin e kompanisë.

duart

tel

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë