Loading…

Konkurs për çmimin Ar 2016

  • 07/11/2016 | 08:30

Konkurs për çmimin Ar 2016

Galeria Kombëtare e Kosovës përmes një konkursi inkurajon artistët e rinj që të aplikojnë për çmimin “Ar 2016”.

Inkurajohen artistët që punojnë në: Teknologji dhe mediume të reja (art digjital, grafikë kompjuterike, animacion kompjuterik, art virtual, interaktiv, printim ne 3d, etj); Instalacion, performansë, video dhe audio; fotografi, fikturë, skulpturë, grafikë; Mediume të kombinuara.

Juria profesionale do të intervistojë kandidatët dhe do të perzgjedhë 4-6 finalistë, me të cilët kuratori do të realizojë ekspozitën AR. Në natën e hapjes së ekspozitës do të shpallet fituesi i çmimit.

Dokumentet e aplikimit:
Formularin e plotësuar të aplikimit ( formulari merret në GKK);
Portfolio;

Koncepte për tri punime të reja;

CV.
Afati:

Kandidatët e interesuar duhet dorëzuar dokumentet e kërkuara në zyrat e GKK (Agim Ramadani 360), para datës 10 Tetor 2016, në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Per konkursin AR 2016”.

Vërejtje:
Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen.

Nuk pranohet dorëzimi fizik i punimeve të realizuara( pikturë, skuplturë,grafikë)- ato duhen të jenë të fotografuara.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë