Loading…

Gallup: 60 për qind e amerikanëve e miratojnë përpjekjet e Trump për ndalimin e korona virusit

  • 25/03/2020 | 16:33

Gallup: 60 për qind e amerikanëve e miratojnë përpjekjet e Trump për ndalimin e korona virusit

Shifrat e aprovimit të punës së Presidentit Amerikan Donald Trump dhe administratës së tij janë më lartë sesa ndonjëherë gjatë mandatit të tij derisa po merren me shpërthimin e pandemisë së korona virusit të ri SARS-CoV-2, transmeton Gazeta Metro.


Anketa nga Gallup ka rezultuar se 60 për qind e amerikanëve i mbështesin përpjekjet e presidentit në luftën kundër korona virusit. Kjo përfshinë 94 për qind të republikanëve, 60 për qind të pavarurve, derisa vetëm 27 për qind nga radhët e demokratëve miratojnë përpjekjet e tij për të luftuar pandeminë e COVID-19.

Në të njëjtën kohë aprovimi  i punës së tij të përgjithshme është në 49 për qind, që është shifra më e lartë që prej se ai matet nga sondazhet e Gallup. Trump ka ngritje prej 5 për qind që prej fillimit të muajit.

Gallup kreu sondazhin e fundit që favorizon presidentit amerikan në këtë kohë pandemie. ABC News dhe CBS kishin dalë me rezultate se 53 e aprovonin punën e tij gjatë krizës, e këto rrjete televizive nuk janë të njohura për favorizim ndaj presidentit, madje e kundërta. Matja tjetër e opinionit publik ishte kryer edhe nga Universiteti Monmouth që kishte rezultuar me 50 për qind miratim të punës së tij gjatë krizës.

Sondazhi i Monmouth i publikuar të hënën, e nxirrte presidentin më të favorizuar sesa përcjellja që i bënte media krizës së pandemisë. Sipas sondazhit, vetëm 45 për qind e amerikanëve kanë thënë se mediat kanë bërë punë të mirë në raportimin rreth krizës, 43 për qind e tyre e mëndin të kundërtën.

Kongresi ka rezultate edhe më të dobëta se mediat me 43 për qind e amerikanëve që janë të mendimit se ata kryer “punë të mirë”  deri sa 37 për qind thanë se ata kanë bërë “punë të keqe” sipas sondazhit të Monmouth.

Derisa kongresi ka marrë rezultate tipike të ulëta, një grup më i madh ka dalë edhe më keq: 45 për qind e amerikanëve thanë se ishte publiku amerikan që reagoi më së keqi ndaj pandemisë e vetëm 37 prej tyre mendojnë se reaguan mirë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë