Loading…

Ganezja në Angli: Shqiptari më martoi për letra, do të më marrë fëmijën

  • 04/12/2021 | 10:02

Ganezja në Angli: Shqiptari më martoi për letra, do të më marrë fëmijën

Margaret Brown, një ganeze jeton në Britani dhe është nënë e një fëmije ka rrëfyer se si një shqiptar u martua me të për letra dhe po bën çdo gjë që t’i marrë vajzën.


Në një intervistë për STV Africa, Margaret tha se babai i vajzës u lidh me të për të siguruar qëndrimin e tij në Britani. Si përfundim, ai e braktisi sapo Margaret solli në jetë vajzën.

“Për të patur leje qëndrimi e më pas pasaportë angleze, avokatët i thanë se e vetmja rrugë për tu bërë rezident në Angli ishte të kishte një fëmijë. Kështu më bënte gjithmonë presion që të bëheshim me fëmijë. Unë e quaj “mrekulli” vajzën time se merrja kontraceptivë dhe as nuk e dija që ishte shtatzënë derisa u bëra 5 muajshe”, tha ajo.

Pasi solli në jetë foshnjen, Margaret e nxori nga shtëpia dhe nuk u kujdes më për fëmijën. Megjithatë kishte punësuar njerëz që ta informonin për çdo lëvizje të saj.

“Avokatët këtu thonë se babai mund të marrë kujdestarinë e fëmijës nëse nëna ka probleme të shëndetit mendor ose është e dhunshme. Ai u përpoq të shkaktonte situata të ndryshme që ti përdorte kundër meje. Ai i kërkoi fqinjit tim të shkatërronte makinën time vetëm të shihte se si do të reagoja”, shtoi Margaret.

Gjithçka ajo po kërkon është që dikush ta ndihmojë që të gjejë një apartament jashtë Londrës në mënyrë që shqiptari të mos e gjejë më. “Unë nuk kam nevojë për të sepse nuk më ndihmon me fëmijën”, përfundoi Margaret./Tch

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë