Loading…

Ganimete Musliu: Albin je futur në qorrsokak me skandale e qeverisje të keqe

  • 03/10/2022 | 19:30

Ganimete Musliu: Albin je futur në qorrsokak me skandale e qeverisje të keqe

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka reaguar pas publikimit të një video nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila u mundua të fajësojë për keqqeverisje të mëhershme tani partitë opozitare në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Musliu thotë se VV me postimin e kësaj video e konfirmoj se të vetmen punë që din ta bëjë është propaganda.

Ajo pretendon se kryeministri i vendit, Albin Kurti është futur në ”qorrsokak me skandale e qeverisje të keqe.”.

Ndërsa, ka kërkuar nga ai që t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve, të cilëve sot u bë e ditur që Qeveria ka vendosur t’i mos ekzekutoj. /gazetametro.net

Postimi i plotë:

Albin Kurti me një video të postuar në faqen e e VV në Facebook edhe njëher e konfirmoj që të vetmen punë që din ta bëjë êshtë propaganda.
Albin je futur në qorrsokak me skandale e qeverisje të keqe. Kësaj radhe as përdorimi i figurës së Thaçit e Veselit nuk të ndihmojnë dot.
Populli nuk po ushqehet më me propagandë e rrena.
Deri dje të kemi njoftë pak njerëz që jemi përballë me ty, sot të njeh tërë Kosova që je vetëm një MASHTRUES dhe një RRENC i madh.
Paguaj mësimdhënësit se mjaft i poshtërove.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë