Loading…

Ganimete Musliu e mbështet njërën banore të BBVK: Ja cila është ajo

  • 15/03/2023 | 18:23

Ganimete Musliu e mbështet njërën banore të BBVK: Ja cila është ajo

Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka shprehur mbështetjen e saj ndaj Juliana Nurës, banore e reality-show Big Brother Vip Kosova, shkruan Gazeta Metro.


Musliu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, gratë duhet të mbështesin gratë, dhe se me këtë qasje nuk duhet të bëjmë kompromise as atëherë kur një grua nxitohet e bën gabime.

Ajo ka deklaruar edhe se, sot para syve të publikut në emër të një ‘spektakli’ po matlretohet dhe po ofendohet një grua, duke shtuar ‘Forca Juliana’.

Postimi i plotë:

Ti mbështesësh gratë dmth të kesh guxim ta mbështesesh çdo grua kushdo qoftë ajo, jo vetem ato gra qe ty të leverdisë.

Gratë duhet të mbështesin gratë. Këtë fjali duhet ta kemi maksimë. Me këtë qasje nuk duhet të bëjmë kompromise, as atëherë kur një grua nxitohet, bënë gabime dhe herë pas herët rrëzohet.

Sot, para syve të publikut, në emër të një „spektakli“ po maltretohet dhe po ofendohet një grua. Kjo grua i është ekspozuar agresivitetit të tre burrave të cilët e kanë humbur fare dhe e vetmja gjë që ata shohin janë ato 200. 000 euro. Dhe sikur të mos mjatonin tre burra, produksioni i futi edhe ish banorët, shumica dërmuese e të cilëve u kapën në vallën e sulmeve personale dhe ofendimeve grupore.

Si format këtë lloj spektakli do ta ndaloja sepse nuk eksperimentohet me njerëz, por meqenëse nuk varet nga unë, për hir të njerëzores në rend të parë, për  hir se kjo grua rrjedh nga një fis meritor dhe për faktin se ata që po e sulmojnë nuk janë as edhe një çik më të mirë, unë sot them: Forca Juliana.

Askush nuk ka të drejtë ta ofendoj një grua.

Askush nuk ka të drejtë ta gjykoj një grua.

Heshtja sot, na kushton nesër.

Në minutat efundit të finales dua ti shoh dy gra e që janë JULIANA dhe MBRESA por pa asnjë dyshim fitoren  ja uroj asaj qe ështe nga dita e parë në këtë shtepi,  JULIANA NURA! /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë