Para pak minutash është bërë shkarkimi i zëvendësministres serbe në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikic, transmeton Gazeta Metro.
Lajmin për shkarkimin e Mikic, e ka bërë të ditur Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes dokumentit për vendimin e shkarkimit të saj.
E pas këtij shkarkimi ka reaguar edhe deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu e cila edhe e kishte nisur polimiken me Mikic.
Musliu në rrjetin e saj social në Facebok ka publikuar dokumentin dhe ka thënë se kjo është përgjigjja ndaj reagimit të zëvendësministres.
Haradinaj në një postim në Facebook ka shkruar se në Qeverinë e Kosovës nuk kanë vend individët që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike.
Dje Mikic, në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s kishte deklaruar se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb./gazetametro.net