Loading…

Ganimete Musliu: Po e bëj një pyetje, ishalla nuk më shtini me naj grup kriminal

  • 24/12/2021 | 11:41

Ganimete Musliu: Po e bëj një pyetje, ishalla nuk më shtini me naj grup kriminal

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Ganimete Musliu, bëri një koment jo të zakonshëm përderisa po i bënte pyetje ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, për një prishje të rrugës në fshatin Mazgit të magjistrales Prishtinë – Mitrovicë, transmerton Gazeta Metro.


Musliu derisa po e bënte një pyetje shtesë, tha diçka për të cilën ishte akuzuar këtë javë nga ministri Peci.

“Po e bëj një pyetje shtesë , ishalla nuk më shtini me naj grup kriminal se po lypi pak hollësi”, tha Musliu kur u pyet nga kryeparalmentari Konjufca nëse dëshiron të bëj pyetje shtesë.

Komenti i Musliut vie pas përplasjes që pati para dy ditësh me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, i cili e akuzoi deputeten për përfshirje në grup kriminal, për çka, Musliu e gjuajti ministrin me ujë. /gazetametro.net

Ministri Aliu tregon se kur do të sanohet pjesa e shembur e autostradës në Mazgit

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë