Loading…

Gara nga Komisioni për të pagjeturit për gërmimet në Zubin Potok: Herët të flitet për numrin e viktimave

  • 15/08/2026 | 18:58

Gara nga Komisioni për të pagjeturit për gërmimet në Zubin Potok: Herët të flitet për numrin e viktimave

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për persona të pagjetur të zhdukur në luftë, ka folur për gjetjet dhe gërmimet në komunën e Zubin Potokut.


Gara ka bërë të ditur se, pas një pune të vazhdueshme gjatë muajve të fundit nga Sektori i Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, janë lokalizuar tri lokacione të konfirmuara si hapësira për varre masive.

“Është e rëndësishme të potencohet se pas një përpjekjeje të vazhdueshme gjatë këtyre muajve të fundit, tashmë është lokalizuar hapësira me tri lokacione të konfirmuara për varre masive”, ka deklaruar Gara në KlanKosova.

Ai theksoi se është ende herët të flitet për numrin e viktimave apo personave që mund të gjenden në këto lokacione. Sipas tij, fillimisht duhet të përfundojë vlerësimi i të gjithë hapësirës, ndërsa më pas do të ndiqet procesi i identifikimit përmes analizave të ADN-së.

Gara tha se vetëm pas përfundimit të këtyre fazave do të mund të përcaktohet numri i viktimave të mundshme në tri lokacionet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë