Loading…

Gara për kreun e LDK’së ndan akademitë përkujtimore për Rugovën

  • 21/01/2017 | 21:16

Gara për kreun e LDK’së ndan akademitë përkujtimore për Rugovën

Që nga vdekja e liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, gara për të marrë kreun e kësaj partie ka qenë e madhe, ngase asnjëherë deri sot kjo parti nuk ka mundur të nxjerrë një lider të fuqishëm, aq më pak çfarë ishte Rugova, por as të tillë si liderët tjerë të skenës politike kosovare.


Më së miri kjo është vërejtur edhe sot, në 11 vjetorin e vdekjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Isa Mustafa, që po drejton partinë në mandatin e dytë të tij, nuk ka organizuar ndonjë akademi për të kujtuar vdekjen e liderit të tyre të pakontestueshëm, shkruan gazetametro.net.

Por, këtë e kanë bërë ndaras, dy nënkryetarët më të fuqishëm të kësaj partie, Agim Veliu, kryetar i Podujevës, dhe Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit. Në të dy akadimitë përkujtimore, ka marrë pjesë familja e presidentit Rugova, por jo edhe kryetari i kësaj parti dhe kryeministri Isa Mustafa.

Veliu e ka organizuar në Prishtinë, akademinë e 11 vjetorit të vdekjes së Rugovës, ndërsa Haziri në Gjilan.

Të dy, Haziri e edhe Veliu, duket se janë munduar të tregojnë se cili është më “rugovist” se tjetri, vlerë e cila është shumë e rëndësishme për të marrë drejtimin e partisë, dikur më e madhja në vend.

Haziri dhe Veliu, përfaqësojnë dy bastionet më të fuqishme të LDK’së. Ata nuk i kanë fshehur asnjëherë ambiciet e tyre për të marrë kreun e LDK’së, përveçse kësaj here, duket të jenë shfaqur hapur.

E ambicia e tyre, duket se është vërejtur mirë nga kreu aktual Mustafa, i cili nuk ka preferuar të jetë prezentë në asnjëhrën nga këto akademi, duke u mjaftuar me një status në Facebook, dhe një foto me Ibrahim Rugovën, të kohës kur ky i fundit ishte lider i pakontestueshëm si në LDK ashtu edhe në gjithë Kosovën. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë