Loading…

‘Garancia e sigurisë’, Apple ka një tjetër përditësim në versionin e ri të iOS

  • 08/12/2021 | 22:46

‘Garancia e sigurisë’, Apple ka një tjetër përditësim në versionin e ri të iOS

Apple sapo shtoi një opsion në iOS i cili ju tregon nëse një pjesë që mund t’i keni zëvendësuar celularit është e vërtetë ose jo. Përditësimi i ri është kryer në iOS 15.2 dhe mund ta gjeni në një ndarje të veçantë në Settings.


Hyni në Settings-General-About on your iPhone dhe do të shihni një ndarje “Parts and Service History”. Në rast se riparimi i iPhone tuaj është bërë duke përdorur pjesë OEM, atëherë në listë do të gjeni “Genuine Apple Part”.

Nëse pjesa nuk është origjinale, nuk është instaluar si duhet, nuk është prodhim i Apple apo ka qenë e instaluar në një pajisje tjetër, shfaqet një njoftim ku shkruhet “Unknown Part”.

Në varësi të modelit të iPhone, ndryshon edhe informacioni që merret. Në modelet më të reja, përdoruesit mund të shohin statusin e një game më të gjerë produktesh në krahasim me të tjerët./

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë