Loading…
Garë automobilash oldtimer në Sarajevë, ja cili u shpall më i bukuri (FOTO)
  • 05/05/2019 | 17:18

Garë automobilash oldtimer në Sarajevë, ja cili u shpall më i bukuri (FOTO)

Në Takimet ndërkombëtare të automobilave e motorëve oldtimer në Sarajevë, të 17-tat me radhe, të mbajtura nga 3 deri më 5 maj, një “Buick” i prodhuar në vitin e largët 1928 është shpallur modeli më i bukur, transmeton Gazeta Metro.

Modelin më të bukur e kanë zgjedhur qytetarët në pjesën përfundimtare të këtij manifestimi, të mbajtur sot në platenë para qendrës tregtare BBI në Sarajevë, njoftojnë mediet lokale.

Automobili i cili për këtë manifestim është sjellë bga vendi më i largët ka qenë një “Jeep” nga Gjevgjelia, të cilin e drejtonte Ivan Popov.

“Ford”-in më të vjetër, të prodhuar në vitin 1917, nga Budapeshti e ka sjellë Janos Suto,

Modeli më origjinal është shpallur një “Citroen taxon” i vitit 1937, po ashtu i sjellë nga Budapesti.

Në defilimin e oldtimerëve, të organizuar nga Oldtimer klub i Sarajevës, kanë marrë pjesë 63 makina të sjella nga Hungaria, Austria, Sllovenia, Kroacia, Serbia e Maqedonia./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë