Loading…

Garë e nxehtë e VV’së në Prizren, Millaku sfidon Haskukën për të parin e Komunës

  • 07/04/2021 | 22:13

Garë e nxehtë e VV’së në Prizren, Millaku sfidon Haskukën për të parin e Komunës

Në Prizren ka filluar një garë e nxhetë për të udhëhequr komunën nga Vetëvendosja, edhe pse jo zyrtarisht nga partia, tashmë dy bashkëpartiakë po e synojnë këtë post, shkruan Gazeta Metro.


Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku ka paraqitur para organeve të Vetëvendosjes kandidaturën për kryetare të Prizrenit, komunë kjo që aktualisht udhëhiqet nga bashkëpartiaku i saj Mytaher Haskuka.

“Në prag të zgjedhjeve lokale të vjeshtës para organeve të Lëvizjes dhe para aktivistëve dua të paraqes kandidaturën time për kryetare të komunës së Prizrenit. E dua Prizrenin, çdo rrugicë, çdo lagje, çdo fshat e çdo skaj të tij. Jetoj çdo ditë pranë historisë,  harmonis, kulturës e traditës së këtij qyteti historik”, shkruan ndër të tjera Millaku në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka dalë me një vendim ku qartëson kush do të jetë kandidati i tyre për ta rifituar komunën që aktualisht po e qeverisin.

Shkrimi i plotë i Millakut:

Përgjatë historisë gruaja shqiptare luftoi për çdo gjë. Luftoi për zërin e saj për me u dëgjue në çdo udhë ku ajo ka vendosë me ecë, e me lënë gjurmë të cilat kurrë nuk kanë me u fshi. Luftoi për liri, barazi e drejtësi, shkollim e emancipim. Luftoi për me bindë shoqërinë për vlerat e saj.

Për me ardhë në ditët e sotme me u zgjedhë në elitat udhëheqëse të shoqërisë dhe shtetit tonë.

Që kur kam hyrë në politikë e kam kuptuar se nuk mund të lësh  gjurmë suksesi nëse nuk përballesh me padrejtësitë dhe nëse nuk përpiqesh të fitosh mbi këto padrejtësi. E kam kuptuar edhe se sa më shumë u jam mirënjohës, sa më shumë i vlerësojë e i çmojë aq më shumë më shtohet rrethi dhe respekti i miqëve dhe bashkëaktivistëve.

Me 14 shkurt unë si grua dhe si nënë, kandidate për deputete e listës fituese Vetëvendosje jam krenare që isha pjesë  e grupit fantastik të grave të Lëvizjes që arritëm të sfidojmë çdo paragjykim, për të qenë të nderuara maksimalisht nga vota popullore.

Përpjekjet për të vazhduar drejt sukseseve dhe kërkesat e shumë miqëve dhe aktivistëve të Lëvizjes më japin kurajo e guxim që të bëjë hapin e radhës.

Në prag të zgjedhjeve lokale të vjeshtës para organeve të Lëvizjes dhe para aktivistëve dua të paraqes kandidaturën time për kryetare të komunës së Prizrenit.

E dua Prizrenin, çdo rrugicë, çdo lagje, çdo fshat e çdo skaj të tij. Jetoj çdo ditë pranë historisë,  harmonis, kulturës e traditës së këtij qyteti historik.

Nëse më jepet mundësia të garojë si kandidate e Levizjes e jap fjalën dhe besën se me tërë qenien time do ti përkushtohem punës për ti shërbyer me ndershmëri  të gjithë qytetarëve të Prizrenit pa dallim rajoni, kombësie dhe feje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë