Loading…

Garë e paligjshme veturash në Tiranë

  • 05/11/2016 | 13:44

Garë e paligjshme veturash në Tiranë

Në sheshin “Nëna Terezë” në Tiranë shumë herë organizohen gara veturash të jashtëligjshme, të cilat përcillen nga një numër i madh adhuresësh të këtij sporti. 

Mbrëmë rreth orës 22:00 në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë është mbajtur një garë ilegale veturash mes të rinjsh, të cilët mundohen të sjellin spektakël para të pranishmëve. Kjo garë për dallim nga herat tjera po përcillej nga një numër i vogël mbrëmjen e kaluar, dhe vetëm pas pak minutash që nisi u ndërpre nga policia e shtetit.

Këta shoferë veturash, që ishin vetëm tre në momentin që policia arriti në vendin e ngjarjes u shoqëruan për në stacionin policorë.

Nga përvoja e mëparshem ky gjest jo i ligjshëm paraqet rrezik  shumë të madh për qytetarët që e frekuentojnë atë pjesë të qytetit, prandaj edhe është e ndaluar me ligj.

Ky spektakël është shumë i mirëpritur nga disa sidomos nga rinia, por gjykohet ashpër nga shtresa tjera të qytetarëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë