Autoritetit Palestinez që konsiderohet i moderuar, në dukje pasi mungon një krah i tillë, po garon me organizatën terroriste palestineze Hamas si duket se kush është më avokues i madh gjenocidit e antisemitizmit. Me Hamas që janë në një lloj lufte civile që nga 2007’ta, transmeton Gazeta Metro.
Autoriteti Palestinez me qendër në Ramallah në Bregun Perëndimor e mbahet me ndihma të mëdha nga SHBA dhe BE, e mbante ekonominë me punëtorët në Izrael deri më 7 tetor, në përpjekje për të mos mbetur prapa në fashizëm islamist po del me deklarata edhe më ekstreme sesa pastrimi etnik i Izraelit nga izraelitët si zakonisht.
Sipas komunikatës të të dielës nga ministrisë së financave të Autoritetit Palestinez, mohohej se grupi terrorist Hamas ishte përgjegjës për së paku 350 pjesëmarrës të masakruar në festivalin muzikor në Re’im.
Sipas tyre madje ‘hetimet fillestare të policisë izraelite’ dëshmuan se pretendimet e Izraelit në media ishin të rreme që më pas u përdorën nga “okupatorët për të justifikuar agresionin e tyre kundër Gazës”.
Si ndodhi kjo ndodhi sipas tyre se pasi u aktivizua protokolli Hannibal që lejon “policinë dhe ushtrinë okupatore të vrasë të gjithë”.
Këso pretendime e justifikime anti-semite janë të mirënjohura edhe nga Autoriteti Palestinez dhe krahët tjerë palestinezë. Rasti i fundit në spitalin Al-Shifa dhe atë më hershmin kur raketa e organizatës tjetër terroriste palestineze Xhihadi Islamik Palestinez goditi spitalin al-Ahli muajin e kaluar dhe tentoi të fajësojë Izraelin.
Fatah që i prin Autoritetit Palestinez dhe Hamas, janë në konflikt të hapur por të ftohtë që nga 2006 kur u mbajtën herën e fundit zgjedhjet. Hamas pasi i fitoi asokohe zgjedhjet në Rripin e Gazës vrau dhe dëboi e Fatah nga Gaza./gazetametro.net
PA President Abbas denies 10/7 massacre & blames Israel for atrocities.
Weeks ago – he repeated traditional Holocaust denial, blaming Jews/Zionists for it; peddled systematic severing of Jewish indigeneity & connection to ancestral home Israel & ME.
Not moderate. Antisemitic. pic.twitter.com/WUN0Meorp4
— מיכל קוטלר-וונש | Michal Cotler-Wunsh (@CotlerWunsh) November 19, 2023