Loading…

Garuesi nga Kosova pëson aksident në gara në Kroaci: Kjo është gjendja e tij

  • 15/09/2019 | 14:26

Garuesi nga Kosova pëson aksident në gara në Kroaci: Kjo është gjendja e tij

Piloti kosovar, Liridon Kalenderi, nuk ka arritur të përfundojë garën në Buzet, pasi që ka pësuar një aksident, transmeton Gazeta Metro.


Garuesi nga Kosova, Liridon Kalenderi, ka pësuar një aksident në garat malore që po zhvillohen në Buzet të Kroacisë. Por, për fat të mirë aksidenti ka përfunduar vetëm me dëme materiale në veturën e tij ‘Mitsubishi Evo 9’.

“Kam pasur aksident në vozitjen e parë dhe më vjen shumë keq që ndodhi, sepse realisht nuk është dashur të ndodhte. Përparësia ndaj rivalëve ka qenë e madhe, prandaj nuk kam pasur nevojë të rrezikojë asgjë. Mirëpo, duket se asfalti në atë pjesë nuk ka qenë shumë i përshtatshëm, por me gjasë edhe vetura në trapin e prapmë nuk ishte në gjendjen më të mirë. Sidoqoftë, gjithçka përfundoi vetëm me dëme materiale, por po e përsëris që më vjen shumë keq që e humbëm mundësinë të kthehemi me fitore nga një garë kaq prestigjioze” – ka thënë Kalenderi pak çaste pas aksidentit. /gazetametro.net

(Në foto: Liridon Kalenderi).

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë