Loading…

Gashi: Aktgjykimi për rastin Drenica I, skandaloz

  • 15/11/2016 | 14:48

Gashi: Aktgjykimi për rastin Drenica I, skandaloz

Avokati Tomë Gashi e ka cilësuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës si skandaloz në rastin ‘’Drenica I’’. Duke përmendur se ky aktgjykim i shpallë fajtorë  dhe i dënon të gjithë komandantët dhe ushtarët e UÇK-së, pa asnjë provë.

Gashi ka folur për rastin e Sami Lushtakut.

“Sa i përket Gjeneralit z.Sami Lushtaku ai është liruar nga vepra penale për vrasje dhe dënimi është ndryshuar dhe i është shqiptuar dënim me burgim prej 7 viteve dhe poashtu z.Jahir Demakut i është bashkuar dënimi në rastin “Drenica I” dhe “Drenica II” dhe i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej 7 viteve.”, ka thënë avokati Gashi.

“Sa i përket Gjeneral z.Sylejman Selimi dënimi është përcaktuar në 5 vite e 3 muaj burgim, ashtu që duke pasur parasysh edhe rastin “Drenica II” i është bashkuar dënimi dhe i është shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 10 viteve.”, ka thënë shkruar tutje ai.

Gashi shtoi se pjesa tjetër e aktgjykimit është konfirmuar siç ka qenë aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë i datës 25.05.2015, shkruan gazetametro.net

“Aktgjykimi është skandaloz, është nxjerrur pa asnjë prove dhe të gjithë janë dënuar me deklaraten e një dëshmitari të mbrojtur, i cili ka probleme mendore të vërtetuara edhe gjatë gjykimit.”, ka shkruar ndër tjerash Gashi në një publikim të tij të bërë në Facebook.

Në fund tha se avokatëve u mbetet që edhe këtë rast ta dërgojnë në Gjykatën Supreme të Kosovës, duke shpresuar se, siç tha ai, nuk do të ketë Gjyqtarë të tillë të EULEX-it, të cilët me paragjykime shqiptojnë dënime vetëm për shkak se Gjeneral z.Sylejman Selimi, z.Sami Lushtaku, Jahir Demaku dhe të tjerët kanë luftuar për lirin tonë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë