Loading…

Gashi: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mund të kenë pasoja nga ‘lista e zezë’ e Bidenit

  • 09/06/2021 | 23:35

Gashi: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani mund të kenë pasoja nga ‘lista e zezë’ e Bidenit

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se nga dekreti i Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për zgjerimin e masave emergjente në Ballkanin Perëndimor, mund të kenë pasoja edhe liderët politik të Kosovës.


“Mund të ketë reperkusione edhe këta që e udhëheqin shtetin e Kosovës sot, edhe pse nuk janë të përfshirë në shkelje të drejtave të njeriut ose në krime lufte, as presidenti as kryeparlamnetri as kryeministri nuk janë të përfshirë as në afera korruptive”.

“Por, në rast që nuk i nënshkruajnë marrëveshjen që do të ofrohen gjatë procesit negociator ose do t’i shkelin marrëveshjet që janë nënshkruar, atëherë mund të kenë pasoja edhe vetë këta”, u shpreh Gashi në Rubikon.

Gashi tutje tha se nëse nuk i pranojnë marrëveshjet që do t’i orfojnë SHBA-të, ata atëherë ata mund të ndëshkohen jo për korrupsion dhe jo për krime lufte”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë