Loading…

Gashi: Gardianët do duhej të ishin të suspenduar e të arrestuar

  • 12/11/2016 | 08:03

Gashi: Gardianët do duhej të ishin të suspenduar e të arrestuar

Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari për rastin e vdekjes së të riut Astrit Dehari, ka thënë se ende nuk e dinë se kur do të dalin rezultatet finale të obduksionit.

“Sepse edhe ato në fakt janë duar të pushtetit. Në fund prokurori vendos për rastin, e do duhej të jetë i bazuar në provat që janë gjetur. Familja Dehari dhe gjithkush duhet t’u besoj hetimeve kur ato janë të pavarura. Por këtyre hetimeve të montuara…”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se gardianët dhe oficerët që kanë qenë aty do të duhej të ishin të suspenduar e të arrestuar ndërsa të paraburgosurit që kanë qenë në dhomë me Astrit Deharin do të duhej të ishin të transferuar në qendra të tjera të shërbimit korrektues.

“Ata gardianë nuk janë njerëz në radhë të parë, e shihni si sillen, aq ftohtë me trupin e Astritit. Ata i kanë nën kontroll të paraburgosurit e tjerë dhe deklaratat e tyre tashmë e kanë humbur besimin”, ka thënë Gashi.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë