Loading…

Gashi i LDK’së: Stadiumi as në Bernicë e as Drenas, por në qendër të Prishtinës

  • 22/11/2019 | 11:20

Gashi i LDK’së: Stadiumi as në Bernicë e as Drenas, por në qendër të Prishtinës

Asamblisti i LDK’së në Komunën e Prishtinës, Shefki Gashi ka deklaruar se stadiumi nacional i Kosovës do të ndërtohet në qendër të Prishtinës, transmeton Gazeta Metro.


Gashi ka thënë se edhe Bërnica edhe Drenasi janë lokacione jo të përshtatshme për ndërtimin e stadiumit të Kosovës.

Ai ka thënë se edhe në Gjermani ka ara me shumicë, por sipas tij ata të gjitha stadiumet i kanë në qytete.

“Kushte nuk ka as në Bërnicë as në Drenas. Kushte ka vetëm në qendër të Prishtinës…Por tash populli i kanë dhënë mandatin Albinit dhe Isës dhe ata le ta ndërtojnë ku të duan”, tha Gashi.

Gashi ka thënë se debati për stadiumin është i hershëm por sipas tij është dashur të konsultohen para se gjithash tifozët e Kosovës për lokacionin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë