Loading…

Gashi: Ka ardhur koha që në politikë dhe në LDK të hiqet demonizimi

  • 05/11/2026 | 08:28

Gashi: Ka ardhur koha që në politikë dhe në LDK të hiqet demonizimi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar lidhur me rastin e Agim Veliut, për të cilin në studio u tha se nuk i ishte lejuar kandidimi për deputet.


I ftuar në emisionin “Politiko”, Gashi ka thënë se nuk sheh logjikë që një deputeti të zgjedhur nga qytetarët t’i mohohet e drejta për të rikandiduar.

“Përderisa është deputet i zgjedhur, nuk ka kurrfarë logjike që të mos i lejohet rikandidimi. Mendoj se është një sistem i hapur, ku qytetari voton. Kush je ti apo unë, kryetari i partisë, që të mos e lejosh dikë të kandidojë, përderisa nuk ka bërë asnjë shkelje, apo ndonjë shkelje që e bën të pakandidueshëm për LDK-në?”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka shtuar se ka ardhur koha që edhe në politikë, e veçanërisht në LDK, të tejkalohen qasjet përjashtuese.

“Mendoj se ka ardhur koha edhe në politikë, edhe në LDK, që t’i hiqet demonizimi”, ka thënë Gashi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë