Loading…

Gashi: Komunat po neglizhojnë bashkëfinancimin e projekteve kulturore

  • 04/03/2019 | 14:54

Gashi: Komunat po neglizhojnë bashkëfinancimin e projekteve kulturore

Trashëgimia kulturore është një fushë që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ti kushtojë vëmendje të veçantë, por sfidë e madhe mbetet mosfunksionilizimi i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi, transmeton Gazeta Metro.


Problem për MKRS’në mbetet akoma bashkëfinancimi i projekteve me komunat përkatëse të vendit, pasi ato nuk po ndajnë mjetet e nevojshme për finalizimin e projekteve të trashëgimisë kulturore.

Kështu është shprehur, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë raportimit në komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport.

“Theks të veçantë do i kushtojnë edhe pjesës së trashëgimisë kulturore. Sfidat në fushën e trashëgimisë kulturore janë ato administrative të financimit të projekteve por ajo më e veçantë është mbyllja e llogarive bankare të institucioneve të trashëgimisë kulturore, gjithashtu edhe bashkëfinancimi për projektet kulturore me komunat pasi komuna nuk ndaj mjete për këtë pikë dhe kjo është një neglizhencë pavarësisht që kemi kërkuar shumë herë. Mos funksionimi i këshillit të Kosovës për trashëgimi kulturore mbetet një sfidë e madhe për MKRS-në por edhe për shtetin”, tha Gashi gjatë raportimit në komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Rini e Sport./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë