Loading…

Gashi: Kurti me dy të infektuar e ka mbyllur krejt ekonominë dhe krejt njerëzit, e nuk i ka ndihmuar

  • 31/01/2021 | 20:30

Gashi: Kurti me dy të infektuar e ka mbyllur krejt ekonominë dhe krejt njerëzit, e nuk i ka ndihmuar

Fatmir Gashi i AAK-së ka kritikuar qeveritë e udhëhequra nga Albin Kurti dhe Avdullah Hoti për dëmtim të ekonomisë.


“Unë kam qejf me fol me shifra, s’kam qejf me fol shumë për politikë”, tha ai në Kosova Voton.

“Kurti me dy të infektuar e ka mbyllur krejt ekonominë dhe krejt njerëzit. Qendrat tregtare, gastronominë, krejt u mbyllën pa asnjë analizë të drejtave të njeriut, pa asnjë analizë të dëmeve ekonomike veç me një analizë për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve që është në rregull por duhet analizë e thuktë kur merr kësi masash”, tha ai.

”I kanë mbyllur dhe pastaj nuk i ndihmuan”, shtoi ai duke akuzuar qeverinë Kurti.

“Pastaj vjen qeveria Hoti dhe merren me rimëkëmbje tetë muaj ditë. Qeveria ka qenë kokëfortë dhe s’ka dashur të dëgjojë asnjë vërejtje prej partive politike’, shtoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë