Loading…

Gashi: Një biznes në Gjilan shet karburant më lirë se çmimet tavan të MINT’it, shpresoj mos të ndëshkohet

  • 29/07/2026 | 13:46

Gashi: Një biznes në Gjilan shet karburant më lirë se çmimet tavan të MINT’it, shpresoj mos të ndëshkohet

Eksperti i tregut të naftës, Jakup Gashi, ka reaguar për çmimet tavan të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për naftën, përcjell Gazeta Metro. 


Sipas tij, një biznes është duke e sfiduar pushtetin kështu duke vendosur çmime më të lira se ato që i ka caktuar MINT.

“Vendimi i sotëm nga MINT (datë 29.07.2026) lidhur me çmimet tavan (maksimale) të karburanteve: Dizel: 1.74 € Benzinë: 1.53 € Ndërkohë, në Gjilan tek “Shaqa Petrol”, çmimet në treg janë: Euro Dizel: 1.67 € (7 centë më lirë se tavani i MINT) Euro Super: 1.46 € (7 centë më lirë se tavani i MINT) Shpresoj që MINT-i bashkë me Inspektoratin Qendror të mos u “bien në qafë” për shkak të këtyre çmimeve më të ulëta!”, ka shkruar ai.

Në muajin mars, MINTI-i kishte marrë vendim në lidhje me çmimet e derivateve, duke përcaktuar marzhën tregtare të fitimit të lejuar prej 2 centë për litër për shitjet me shumicë dhe 12 centë për litër për shitjet me pakicë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë