Loading…

Gashi poston fotografinë e parë me nënën e tij, tregoi arsyen pse i mban larg publikut

  • 17/06/2021 | 21:07

Gashi poston fotografinë e parë me nënën e tij, tregoi arsyen pse i mban larg publikut

Gashi është një nga artistët shqiptarë që ka bërë krenarë të gjithë bashkëkombësit e tij. Ai ka rritur një sukses të jashtëzakonshëm në një kohë të shkurtër dhe sot njihet në mbarë botën. Shumë këngë të tij janë kthyer në hite ndërkombëtare, por njerëzit dinë shumë pak rreth jetës së tij private, sidomos asaj familjare.


Ndryshe nga pjesa më e madhe nuk e kemi parë kurrë të shfaqet me të afërmit e tij dhe sot ai ka zbuluar arsyen pse.

Si kurrë më parë, Gashi ka ndarë në Instagram një foto të nënës dhe babait të tij, duke i prezantuar për herë të parë me ndjekësit. Megjithatë edhe në këto foto ata nuk dallohen qartë, sepse i ati shihet me kurriz, ndërsa i ka mbuluar fytyrën edhe nënës së reperit.

“Mami dhe babai ju dua shumë. Nuk ju publikoj, sepse duhet t’ju mbroj sa më shumë të mundem… Zoti e di që ju jeni gjithçka për mua”, shkruan Gashi përkrah fotos së prindërve.

Sa i përket anës profesionale të artistit, kujtojmë se para disa ditësh ai zbuloi se së shpejti do të sjellë një këngë me motive kombëtare shqiptare. Gashi publikoi në Instagram një sekuencë nga projekti i ri muzikor, ku vihej re se veçantia e kësaj kënge do të jenë motivet kombëtare shqiptare, e cila me shumë mundësi do të pëlqehet dhe nga fansat ndërkombëtarë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë