Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kollokoqi i ka drejtuar një letër të hapur të parit të Qeverisë, Albin Kurti, ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit, transmeton Gazeta Metro.
Me anë të një shkrimi në Kosovë, Kllokoqi ka kërkuar të tre përfaqësuesit që të mos injorohen dhe të mendojnë për gjendjen e tyre ekonomike.
“Mos mendoni për ne vetëm atëherë kur keni më së shumti nevojë si shtet në ditët tuaja më të vështira, por mendoni për ne edhe në ditët tona më të vështira. Bëhuni shok i mirë i ekonomisë, na e hapni të paktën një derë të rrugëdaljes nga kjo fatkeqësi”, ka shkruar ai.
Tutje Kllokoqi ka thënë se gastronomët shprehin gatishmërinë për respektimin e masave për parandalimin dhe shpërndarjen e virusit, në të kundërt presim përkrahjen e Qeverisë nga Pako e Ringjalljes Ekonomike.
Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net