Loading…

Gastronomët-Qeverisë Kurti: Bëhuni gati ta korrni atë që mbollët

  • 04/12/2021 | 19:20

Gastronomët-Qeverisë Kurti: Bëhuni gati ta korrni atë që mbollët

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka paralajmëruar Qeverinë që ‘’të korrin atë që mbollën’’, duke thënë se i kanë nëpërkëmbur e poshtëruar pas mbylljes së gjatë, shkruan Gazeta Metro.


Kllokoqi, përmes një postimi në Facebook tha se Qeveria e Kosovës nuk ka përkrahur gastronominë për mbijetesë, por ka vazhduar të ulet e të shërbehet në kafiteri e restaurante.

‘’ Nuk e di se si atyre u shijon kafeja që shërbehet nga një kamarier, i cili tash e sa kohë e merr rrogën me zbritje!

Ishim ne, Shoqata e Gastronomëve, ata që ndihmuam me fushatat tona, në vaksinimin rekord dhe pas gjithë kësaj, si na falënderoni JU?’’, shkroi Kllokoqi.

Ai tutje tha se pavarësisht vaksinimit në Kosovë, nuk po ka lirim të masave.

Ndërsa paralajmëroi Qeverinë se do ‘’korrin atë që kanë mbjellur.’’

Kujtojmë se nga masat e vendosura para disa javësh nga Qeveria, të cilat më nuk janë rishikuar e as ndryshuar, sektori i gastronomisë lejohet të punoj deri në ora 23:00.

Reagimi i plotë:

”18 muaj të poshtëruar dhe të shkelur!
Qeveria e Kosovës dhe institucionet relevante, për asnjë moment të vetëm nuk e përkrahën digasterin e gastronomisë në mbijetesën e tyre, megjithatë, pa fije turpi ulë në kafiteri dhe restaurante dhe presin shërbimet e tyre.
Nuk e di se si atyre u shijon kafeja që shërbehet nga një kamarier, i cili tash e sa kohë e merr rrogën me zbritje!
Ishim ne, Shoqata e Gastronomëve, ata që ndihmuam me fushatat tona, në vaksinimin rekord dhe pas gjithë kësaj, si na falënderoni JU?!
Na keni mbyllur, na keni poshtëruar, na keni nëpërkëmbur dhe në fund na keni dënuar, pa mbarim.
Në çdo vend të botës, vaksinimi nënkupton funksionim të lirë të jetës, përveç në Kosovë, ku vaksinimi nuk nënkupton ASGJË, ama bash ASGJË!
Nejse, nuk ka mbetur edhe gjatë siç duket, që gastronomia të shuhet si fushë ekonomike dhe atëherë hiperinflacioni ekonomik do të jetë problem më i madh, sesa vet virusi, ndaj te cilit asnjëherë nuk fituat!
Bëhuni gati ta
korrni atë që mbollët!”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë