Loading…

Gastronomët thonë se protesta e sotme është vetëm fillimi, paralajmërojnë veprime tjera

  • 24/10/2021 | 23:39

Gastronomët thonë se protesta e sotme është vetëm fillimi, paralajmërojnë veprime tjera

Gastronomët e Kosovës janë deklaruar pas protestës me bori rrugëve të Prishtinës, si shenjë revolte ndaj masave kundër Covid-19.


Përmes një postimi në Facebook, ata thonë se ky aksion ishte vetëm paralajmërim për Qeverinë e Kosovës teksa neser do të shqyrtojnë veprimet e ardhshme,

“Falënderojmë përzemërsisht gastronomët për pjesëmarrjen masive në organizimin tonë!

Ky aksion ishte vetëm paralajmërim për Qeverinë e Kosovës për të shprehë kundërshtimin tonë që ky Vendim është i padrejtë dhe i papranueshëm për gastronomët.

Vazhdojmë nesër me mbledhjen e Kuvendit të Anëtarëve të Shoqatës në ora 2 pranë Hotel Sirius, për të shqyrtuar veprimet tona të ardhshme!“, thuhet në njoftim.

​Gastronomët përmes borive të veturave shprehin pakënaqësinë e tyre me masat e reja

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë