Loading…

“Gati e theva këmbën”- Fury zbulon se u lëndua në rundin e tretë gjatë fitores kundër Wilderit

  • 10/10/2021 | 22:05

“Gati e theva këmbën”- Fury zbulon se u lëndua në rundin e tretë gjatë fitores kundër Wilderit

Tyson Fury ka zbuluar se gati e kishte thyer nyjën e këmbës, menjëherë pasi e kishte rrëzuar Deontay Wilderin në rundin e tretë të trilogjisë së tyre klasike në Las Vegas të dielën.


Fury e mbrojti titullin e botës WBC në kategorinë e rëndë me një paraqitje mahnitëse, duke e nokautuar Wilderin në rundin e 11-të në një luftë të paparë, raporton Gazeta Express.

Edhe vetë boksieri britanik e puthi dyshemenë dy herë, që të dyja në rundin e katërt, por tregoi përsëri forcë magjike për t’u riaftësuar dhe për ta rimarrë veten në kohë për ta arritur triumfin madhështor.

Por për Gypsy Kingun mbrëmja ka mundur të përfundonte shumë më ndryshe.

Pasi e rrëzoi Wilderin në rundin e tretë, Fury e ndrydhi nyjën e këmbës pasi u kurthua në trupin e amerikanit, duke e dëmtuar nyjën.

“Kur e godita atë me aperkat, në rundin e tretë dhe e rrëzova, gati e theva nyjën. E ndrydha nyjën dhe ndjeva dhimbje”, tha Fury pas meçit.

Kjo ishte fitorja e dytë e Furyt ndaj Wilderit që e vulos mbizotërimin e britanikut ndaj amerikanit.

31-vjeçari po ashtu vijon të jetë i pamposhtur si profesionit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë