Lojtarët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, që luajnë për ekipin e Arsenalit, janë të gatshëm për ndeshjen e ardhshme të topçinjëve që e zhvillojnë të mërkurën mbrëma kundër klubit parisien PSG.
Arsenali udhëheq lidershipin e grupit A, por me pikë të njejta me ekipin francez.
Ndeshja zhvillohet në Emirates Stadium dhe të dyja ekipe kërkojnë fitoren pasi që duan të sigurojnë vendin e parë.
Arsenali i shqiptarëve ka mbajtur seancën e fundit stërvitore ditën e martë, ku shqiptarët Xhaka dhe Mustafi, kanë postuar në rrjetet e tyre sociale gatishmërinë e tyre për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.